Konjufca: Bashkimi ynë është dëshmi që Kosova e Shqipëria janë bashkë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet që shihet si dëshmi që dy vende janë bashkë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët, Konjufca theksoi se Kosova po e mbyll këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që kanë lidhje me Serbinë. Sipas tij, sulmi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur.

“Rajoni dhe Kosova i kemi ndier ndikimet e tërthorta e drejtpërdrejta të agresionit rus në Ukrainë. Po mbyllim këtë vit nga agresione nga Serbia që po synojnë destabilizimit. Sulmi në Ibër Lepenc nuk konsiderohet ndryshe veçse sulm terrorist si ata që nuk na pranojnë si një rend ligjor dhe shtet sovran. Sulmi vjen një vit pas atij në Banjskë, organizator i tij ishte Radoiçiç i mbështetur nga Vuçiç dhe ende nuk është ndëshkuar. Bashkimi ynë sot përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit institucional, duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë”, u shpreh Konjufca.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top