Kongresi i PS/ Rama: PD, cisternë e ndryshkur helmi

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer sulmet për opozitën nga Kongresi Zgjedhor i PS-së. Ai tha se opozita është i njëjti mexhelis që mori peng Shqipërinë, ndërsa shtoi se PD është cisternë e ndryshkur helmi.

“Për këdo që e sheh politikën si mundësi për të kuptuar ç’po ndodh e cfarë mendojnë ata që janë të përfshirë, mundësi për të bërë punë të mira e jo për të hedhur helm fjalësh të liga për të tjerët.

Ne mund të gjekemi shumë arsye për të thënë se ai konflikt skandaloz, në atë mexheliz që është prekja e përjavshme e nivelit më të ulët e sjelljes publike nuk është faj ynë, por nuk jemi të pafajshëm.

Faji ynë nuk është se jemi burimi i konfliktit, dihet që burimi është i njëjti që doli nga të thellat e historisë së trishte të shqiptarit kundër shqiptarit që kur nisi jeta pluraliste në Shqipëri.

I njëjti që mori peng Shqipërinë sapo ajo u vetëshpall shtet në 1912 e që tanimë e ka katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi që si bën më punë as dreqit.

I njëjti që çorodit jetën politike çdo ditë, që helmon turmën e tij të tkurrur si një sy i verbuar nga drita.

Faji ynë është se jo vetëm se nuk kemi bërë dallimin me bartësin e konfliktit, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur për ta bërë të qartë për të gjithë këtë dallim të domosdoshëm”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top