Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në rajonin e Lindjes së Mesme, për shkak të pasigurisë dhe zhvillimeve të paparashikueshme në zonë.
Sipas njoftimit zyrtar, rekomandohet veçanërisht të evitohen udhëtimet turistike, deri në një njoftim të ri nga autoritetet.
Ministria po monitoron situatën në vazhdimësi dhe premton të informojë publikun për çdo zhvillim të ri që mund të ndikojë në sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rreziqet e mundshme gjatë udhëtimeve.