Të paktën 492 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,645 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Liban, thotë ministria e shëndetësisë, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse të konfliktit Izrael-Hezbollah që nga viti 2006.
Mijëra familje thuhet se u larguan nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1300 objektiva të Hezbollahut në Liban. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi popullit të Libanit që të “dalë nga rruga e keqe tani” dhe ushtria izraelite dërgoi mesazhe me tekst duke paralajmëruar njerëzit të largoheshin nga ndërtesat ku Hezbollahu po ruante armë.
Burimet libaneze të sigurisë thanë se sulmi kishte në shënjestër komandantin e lartë të Hezbollahut në Libanin jugor, Ali Karaki, por se nuk ishte e qartë nëse ai u vra. Hezbollahu, ndërkohë, gjuajti më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Dy persona u plagosën nga predha, thonë mjekët.
Sipas BBC, në shumë shkolla në Izraelin verior po mbyllen sot, ndërsa më herët këtë javë, shkollat në zonën e Haifa-s dhe në veri u mbyllën, por më shumë po mbyllen tani në qytete të tjera ku janë raportuar raketa përgjatë kufirit verior.
Nga ana tjetër ministria e arsimit e Libanit tha se të gjitha shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Shkollat publike nuk kanë nisur ende për vitin shkollor, ndërsa atyre private në shumë zona të vendit është kërkuar që të pezullojnë mësimin duke nisur nga dita e sotme. Disa shkolla në Bejrut tani po përdoren si strehimore për njerëzit që kanë ikur nga shtëpitë e tyre nga jugu i Libanit.