Konfirmohet shkaku i vdekjes së aktorit James Ransone

Së fundmi ështe zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit James Ransone.

Sipas një certifikate vdekjeje të datës 29 dhjetor, të siguruar nga PEOPLE, Ransone ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes. Aktori u gjet i pajetë më 19 dhjetor në Los Anxhelos, ndërsa Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit e kishte cilësuar më herët vdekjen si vetëvrasje të dyshuar.

Dy ditë pas vdekjes së tij, bashkëshortja e aktorit, Jamie Ransone, ndau një postim prekës në Instagram, ku i shprehte dashurinë e përjetshme bashkëshortit të saj. “Të kam thënë që të kam dashur një mijë herë dhe e di që do të të dua sërish. Faleminderit për dhuratën më të madhe, ty, Jack-un dhe Violet-in,” shkroi ajo.

Pas vdekjes së aktorit, u hap edhe një faqe GoFundMe për të ndihmuar familjen me shpenzimet, ku Ransone u përshkrua si “bashkëshort, baba dhe mik i dashur”, si dhe një prind i jashtëzakonshëm që e kishte familjen në qendër të jetës së tij.

James lindi më 2 qershor 1979 në Baltimore. Ai ishte më së shumti i njohur për rolin e Ziggy Sobotka në serialin e famshëm The Wire, si dhe për interpretimin e versionit të rritur të Eddie Kaspbrak në It: Chapter Two.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top