Anxhelo Haruni do të jetë banor i parë i Big Brother VIP Albania 5, i cili nis mbremjen e neserme në ora 21:15 në Top Channel. Lajmi u njoftua nga vetë autori dhe moderatori i emisionit Top Talk’.
“Sot po e mbyll këtë kapitull me shumë mirënjohje, sepse nesër hapet një tjetër. Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent në Big Brother VIP Albania 5. Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë, të izoluar në dhomat e tyre. Nga ky çast, loja nis për të gjithë njësoj.
Në Big Brother nuk shkon një rol, një plan, shkon njeriu. Dhe ajo që do të shihni nuk është versioni i moderuar, por versioni i vërtetë: me gabime, emocione, forcë dhe dobësi. Një version ndryshe nga ai që keni parë deri sot. Shpresoj që kjo mbështetje të më shoqërojë edhe në këtë udhëtim të ri, me synimin për të shkuar deri në fund. Faleminderit për gjithçka. Tani… shihemi brenda shtëpisë”, u shpreh Haruni.