Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një intervistë deklaroi se Shqipëria nuk mund të dalë nga Arbitrazhi, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare tashmë duhet të bëjë gati pagesën e radhës.
Po ashtu shtoi se qeveria duhet të marrë përgjegjësinë politike, por edhe individuale.
“Rasti i Becchettit tregon se dëmi është edhe më i madh për imazhin e shtetit Shqiptar. Fillimisht jep idenë e një shteti që shkel të drejtat e sipërmarrësve, ul fuqinë konkurruese për të thithur investime, dhe kjo është një kosto tjetër e madhe financiare.
Unë nuk besoj se Shqipëria do të dalë nga juridiksioni nga Gjykata e Arbitrazhit. Edhe sikur të dojë të dalë, në kushtet ku jemi ne, e bëjnë të pamundur për një politikan shqiptarë apo forcë politike që ta largojë Shqipërinë nga Arbitrazhi.
Këshilloj qeverinë shqiptare që të përgatisë pagesën e radhës dhe mbi të gjitha të nxjerrë përgjegjësit. Të marrë përgjegjësinë edhe politike, por edhe individuale. Theksoj se duhet të heqin dorë nga krijimi i rasteve të tjera të ngjashme si me rastin Becchetti, të cilat shteti shqiptar të penalizohet nga Gjykata Ndërkombëtare”, tha më tej Buxhuku në rubrikën “Opinion” në “News24”.