Konferenca e Kryetarëve është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar seancën plenare që pritet të mbahet ditën e nesërme në Kuvend. Gjatë mbledhjes ka qenë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka kërkuar që në Kuvend të bëhet debat pa afat për programin e qeverisë.
“Kërkojmë të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është momenti i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.
Por në mbledhje kërkesa e Bardhit është refuzuar. Ndërkohë që në përfundim të mbledhjes, u vendos që koha e debatit do të jetë vetëm 10 minuta për secilin folës. Gjithashtu u vendos se opozita do të ketë në dispozicion të njëjtin minutazh që do të përdorë Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit.