Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE/ Hasani: Do të zvhillohet në vjeshtë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një konferencë me gazetarët foli lidhur me konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Sipas Hasanit konferenca e dytë do të zhvillohet në fund të shtatorit fillim tetorit.

Ministri shprehet se grupi negociator po punon që asnjë pengesë politike të ndërhyjë në axhendën teknike. Hasani shprehet optimist duke thënë se kjo vjeshtë do zhvillojë shumë mekanizma dhe se do të ecim drejt BE-së shumë shpejt.

Fjala e plotë:

Konferencën e dytë qeveritare ta zhvilloj në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvilloje shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top