Konçensioni i sterilizimit/ Mjeku: I panevojshëm, rriti kostot e operacioneve

Kontrata koncensionare për sterilizmin ishte pa menduar mirë dhe për pasojë rriti në mënyrë artificiale kostot e ndërhyrjeve kirugjikale.

I këtij mendimi është profesor Pirro Prifti, mjek anestezist-reanimator. Ai thotë për Euronws Albania se shkak për këtë është përcaktimi I 3 seteve tip.

“Një operacion i thjeshtë më parë nuk shkonte më shumë se 15000 lekë të reja në një kohë që kjo u rrit artificialist e shkoi 45000 lekë. Ndonjëherë duheshin edhe dy apo tre sete operacionale”– tha Pirro Prifti, mjek anestezist-reanimator.

Në gjykimin e tij, kontrata koncensionare ishte e panevojshme, ndërsa citon se qendra e sterilizimit e ndërtuar në QSUT iu dha falas koncensionarit në një kohë kur mund të përdorej nga shteti.

“Ky koncesion për mendimin tim nuk ka qenë i nevojshëm, sepse shteti, kishte ndërtuar në spotal një qendër sterilizimi dhe nuk i kushtonte gjë që një ekip njerëzish t’i trajtonte për të bërë këtë gjë”,-tha Pirro Prifti, mjek anestezist-reanimator.

Futja e seteve kirugjikale njëpërdorimshme, u argumentuan si pasojë e domosdoshmërisë për të ulur ditë qëndrimin në spital të pacientëve dhe infeksionet postoperatore.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top