Koncensionet në shëndetësi, rimblidhet të martën Komisioni Hetimor

Të martën e ardhshme, 2 prill, do të zhvillohet mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë.

Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu.

Mbledhja e parë u zhvillua me debate të ashpra. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi akuzoi se dy koncesionet, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive, ndërsa Zhupa dhe Ndreca u përplasën për konfliktin e interesit.

Ky komision ka në fokus Check up -et dhe Sterilizimin pasi hoqi dorë nga koncesionet për laboratorët mjekësore e hemodializën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top