“Komplot kundër nesh”: Benfica bën akuzën e rëndë ndaj arbitrave dhe VAR

Benfica po kalon një moment shumë të komplikuar të sezonit. Tre humbje radhazi në kampionat dhe disfata në shtëpi në Champions League ndaj Inter. E kuptueshme që nervat lëshojnë në këtë situatë dhe në shtëpinë e bardhekuqve fluturojnë akuzat.

Një humbje e ardhur në kohën shtesë ndaj Chaves. Vendasit fituan 1-0 me një gol në minutën e 94′, të ardhur falë gabimit të Otamendi. Por, sipas Shqiponjave, ndeshja u shënua nga një gabim arbitrimi që ndikoi në mbarëvajtjen e lojës. Në fund të takimit ndaj Benfica u mohua një penallti e pastër. E ajo që e bën për ta më të dyshimtë është se ndaj këtij rasti VAR nuk ndërhyri fare.

 

Me një deklaratë të ashpër për shtyp, Benfica u vërsul kundër klasës së arbitrave: “Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të deklaratave publike me synimin e qartë për të ushtruar presion ndaj arbitrit. E konkretisht për të ndikuar në performancën e VAR-it. Në minutën e fundit të shtesës, një penallti për Otamendi u shpërfill nga VAR”. Në këtë situatë, Benfica do të mbërrijë në San Siro, në kthimin me Inter, me nerva të tendosura.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top