Eric Wendt ka marrë merr mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Shqipëri. Sipas një komunikimi të zyrës së shtypit të komitetit, kandidatura e Wendt mori mbështetje nga senatorë të të dyja partive kryesore, me votim 19 pro dhe 3 kundër. Tashmë ai pritet të kalojë për votim në seancën plenare të Senatit.
Në dëgjesën publike të 20 majit, Wendt paraqiti vizionin e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ai iu përgjigj pyetjeve të senatorëve mbi korrupsionin, SPAK-un, investimet amerikane dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Gjatë paraqitjes para senatorëve, Wendt renditi si prioritete kryesore luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, sigurinë kibernetike dhe krijimin e një klime më të favorshme për investimet amerikane.