Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Koçi: Vokshi po sillet si komandante, shfaqje teatrale

Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë 3 herë radhazi në mbledhjet për komisionin hetimor për Shëndetësinë. Lidhur me këtë, deputeti i PS-së, Petro Koçi i ka cilësuar si shfaqje teatrale qëndrimet e kryetares së Komisionit Hetimor të Shëndetësia për Sterilizimin dhe Check up, Albana Vokshi.

“Kryetarja vazhdon të mendojë se është komandante dhe kryetarja e Kuvendit e thërret seancën pasi e organizon konferencën e kryetarëve. Ajo është e detyruar në mazë të praktikës dhe kulturës parlamentare të koordinojë me kryesinë e komisionit. Nuk ka mungesë vullneti por respekti për anëtarët e komisionit.

Ka mungesë respekti nga ane e kryetares për kryesinë e këtij komisioni duhet të kthejë rrugë dhe mos të vazhdojë me këtë mënyrë. Duan të bëjnë shfaqjeje teatrale politike,. Asnjë nuk është në konflikt interesi. Deklarata e konfliktit të interesit nuk nënshkruhet sepse kërkon një palë apo një palë tjetër politike por nëse duhet të nënshkruhet gjithmonë nëse e kërkon ligji”, tha Koçi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top