Komisioni/ Vokshi- Ndrecës: Do shkosh vetë në SPAK apo me avokat

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka kaluar në debate të forta mes kryetares dhe nënkryetarit.

Teksa nuk ka dakordësi për kalendarin dhe dëshmitarët e fundit për të mbyllur afatin më 22 Tetor, opozita ka qenë kundër, por mazhoranca tha se rendi është refuzuar dhe penguar nga përfaqësuesit e opozitës.

Por mbledhja kaloi në sherr verbal mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës.

Teksa nënkryetari akuzoi deputeten e PD-së për pengim të Komisionit, Vokshi i përmendi faktin se “kishte hall të madh” dhe se do shkonte në SPAK.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Ke hall të madh, s’ta zgjidh dot ky Komision. Me kapele pa kapele me prona pa prona, nuk ta zgjidhim dot.

Ndreca: Se çfarë halli kam unë, lëre hallin tim por shiko hallin tënd, por do e shohësh se çfarë halli kam unë. Mos u shqetëso për veten, por për Partinë Demokratike.

Vokshi: Një pallat një votë. Imagjinoje çfarë deputeti (i drejtohet një prej anëtarëve të mazhorancës).

Ndreca: Zonjë, nuk intimidon njeri. Jeni të pabesueshëm. Nuk e ke kuptuar që s’e intimidon dot mazhorancën.

Vokshi: Ti ke hall të madh se do shkosh në SPAK. Hall ka ai që është në kryen tuaj. Shiko hallin e Surrelit, se aty bëhen listat!

Ndreca: Të shkuarit në SPAK për mua nuk përbën problem fare. Nuk të japim llogari ty, por më lër ta shpjegoj. Nëse ka pengesë për komisionin jeni ju, me sjelljen, intimidimin dhe presionin që bën. S’ma ndjen fare se çfarë thua ti, vetëm se të kam në krah, por nuk ma ndjen hiç se çfarë thuaj ti. Keni bërë dakordësi, me shkresë. Ju s’lini njeri me fol.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top