Komisioni Hetimor për “TIMS”, PS kërkon prova: Dy parime nuk i neglizhojmë!

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit “TIMS”, Toni Gogu, tha se dy parime nuk mund të neglizhohen nga mazhoranca.

“Prezumimi i pafajësisë është shumë i rëndësishëm dhe kur themi diçka duhet ta mbështesim me prova. Këtu sundon prova! Provat duhet ta sundojnë këtë sallë deklaroi”, deklaroi Gogu.

Më tej ai i sugjeroi kryetarit Ervin Salianji që nëse duan le ta sjellin edhe Gazmend Bardhin si dëshmitar se kishte dëgjuar që ka informacion për këtë çështje.

“Tani në planin paraprak të veprimtarisë së këtij komisioni që unë kam parë ju s’keni asnjë provë” theksoi Gogu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top