Kombëtarja, takim me historinë: programi i kuqezinjve nga lista te stërvitja e parë

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për sfidat e muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror.

Sipas programit të përcaktuar, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Kombëtarja e nis grumbullimin zyrtar më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit ose humbësit të çiftit mes Ukrainë/Suedi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top