Kombëtarja humb lojtarët kundër Bullgarisë: Daku e Bare ikin nga grumbullimi

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas fitores së madhe me Çekinë, për të nisur përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë. Përveç faktit që është një miqësore, lajmet që vijnë nga kampi kuqezi nuk janë të mira. Mirlind Daku e Keidi Bare janë larguar nga grumbullimi, ndërsa Bajrami është stërvitur me grupin. Pas dëmtimit të pësuar me Çekinë, me shumë mundësi, fantazisti do të jetë të martën e 17 tetorit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve për miqësoren me Bullgarinë. Sulmuesi Mirlind Daku i është nënshtruar testeve mjekësore për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës. Sulmuesi i Rubin Kazan pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes me çekët dhe analizat treguan se Daku ka nevojë për disa ditë pushim në mënyrë që më pas të nisë rikuperimin. Duke qenë se nuk mund të rikuperohet në kohë për Bullgarinë lojtari është lënë i lirë dhe është larguar nga grumbullimi.

Do të mungojë për kuqezinjtë edhe mesfushori Keidi Bare. Klubi i Espanjolit ka bërë një kërkesë zyrtare nëse lojtari mund të lihet i lirë për shkak se ka ndeshje të rëndësishme në kampionat këtë fundjavë. Stafi teknik pasi diskutoi edhe me lojtarin vendosi ta lërë të lirë që të bashkohet me skuadrën spanjolle.

 

Tekniku Sylvinho i ka lejuar një ditë pushimi lojtarëve, ndërsa në seancën e fundit e ndau grupin në dy pjesë, me lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë që zhvilluan seancë të plotë. Fokusi më shumë ka qenë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët të cilët luajtën në ndeshjen zyrtare bënë vetëm punë në palestër dhe fizioterapi. Ndërkaq, kombëtarja kuqezi do të rikthehet në stërvitje normalisht vetëm të dielën.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top