Kolumbia humb shumë raste, por me Ganën mjaftoi një gol: në 1/8 e pret Zvicra e Xhakës

Kolumbia siguron biletën për në 1/8-at e finaleve të Botërorit (ku do të përballet me Zvicrën) falë fitores 1-0 ndaj Ganës në stadiumin Arrowhead të Kansas City. Përpara një deti të verdhë prej tridhjetë mijë spektatorësh, përfaqësuesja e drejtuar nga Nestor Lorenzo dominoi takimin, por nuk arriti ta mbyllte ndeshjen për shkak të shumë gabimeve përpara portës.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 15-të të pjesës së parë. Pas daljes së detyruar për shkak dëmtimi të sulmuesit titullar Cordoba, zëvendësuesi Luis Suarez harkoi në qendër një top perfekt që vuri në vështirësi prapavijën afrikane, duke i mundësuar Jhon Arias të mposhtte portierin Zigi me një goditje të saktë me të brendshmen në shtyllën e dytë.

Pavarësisht avantazhit të shpejtë, amerikano-jugorët shpërdoruan shumë raste, veçanërisht me Luis Diaz. Anësori i Bayern Munich humbi disa mundësi të pastra ballë për ballë me portierin kundërshtar; fillimisht iu anulua një gol për pozicion jashtë loje dhe më pas goditi drejt e te portieri i St. Gallen nga një pozicion shumë i favorshëm. Edhe përpjekjet e mëvonshme në fund nga Davinson Sanchez me kokë dhe gjuajtja nga distanca e Quintero nuk gjetën golin e dytë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top