Koln, dënim i paprecedent për koreografinë e tifozëve: kushedi çfarë mendojnë tani Tirana e Partizani!

Dihet mirë se tifozët shpesh mund të jenë lojtari plus për sa i përket shtytjes drejt fitores për ekipin e tyre. Megjithatë, ndonjëherë pikërisht ata mund të shkaktojnë probleme për klubin. E di mirë Tirana që vazhdon të paguajë rregullisht faturat e kripura të sjelljes së ultrasve të saj, ashtu si në këtë rast e ka provuar edhe Koln në Bundesligë. Koreografia e tifozëve të klubit gjerman i kushtoi klubit një gjobë shembullore.

KOREOGRAFIA E TIFOZËVE TË KOLN

Me rastin e ndeshjes mes Koln dhe Borussia Monchengladbach më 22 tetor, e cila përfundoi me fitoren 3-1 të vendasve, tifozët bardhekuq u bënë protagonistë të një koreografie të karakterizuar nga hedhja e bombave tymuese, fishekzjarre dhe shashkave.

 

GJOBA MË E LARTË NDONJËHERË NË FUTBOLLIN GJERMAN

Nga këtu ka ardhur edhe dënimi i ashpër nga Federata Gjermane e Futbollit. Komisioni i saj i Disiplinës vendosi të sanksionojë klubin me një gjobë prej 600 mijë eurosh. Gjoba e vendosur ndaj Koln është gjoba më e lartë e futbollit që është parë ndonjëherë në Gjermani. “Para fillimit dhe gjatë ndeshjes – thuhet në njoftimin e Federatës – në tribunën jugore janë ndezur objekte piroteknike. Formimi masiv i tymit e shtyu ndeshjen për gjashtë minuta”. Koln nga ana e tij ka apeluar duke kërkuar ulje të qartë të gjobës. Prandaj, në këtë drejtim, mbetet vetëm të presim zhvillime të mëtejshme.

Kushedi çfarë do kenë menduar në këtë rast Tirana e Partizani, tifozët e të cilëve me tymueset e fishekzjarret e tyre e vonuan po aq derbin e kryeqytetit. Për ta Disiplina e FSHF vendosi vetëm 4 mijë euro gjobë për bardheblutë e 3 mijë për të kuqtë. Kështu, pra mund të kishte shkuar shumë më keq.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top