‘Kollovar do shkosh’, Kiara debaton me Oltën: Ç’të duhet ty, mos fol kaq po të them

Kiara dhe Olta kanë patur një debat me njëra-tjetrën ditën e sotme. Kiarës nuk i ka pëlqyer aspak fjala kollovar që Olta ka përdorur për Luizin.

Pjesë nga debati:

Olta: Kollovar do shkosh

 

ADVERTISING

Kiara: Nuk është kollovar

Olta: Nuk di gjë unë, kur çohen rrobat tek shtëpia e gruas, kollovar quhesh

Kiara: Po ty ç’të duhet njëherë. Kur të fitojë Big Brotherin ai do e blejë shtëpinë, mos ja qaj hallin ti

Olta: Kiara pse të djeg ty?

Kiara: Unë e di me çfarë tendence i thua fjalët

Olta: Ç’tendencë moj, shumë e qartë ishte

Kiara: I thua gjërat për t’i acaruar njerëzit

Olta: Aman se s’jemi marr vesh ndonjëherë ne të dyja

Kiara: Jo mi jemi marrë vesh shumë mirë

Olta: Kur flasim si njerëz merremi vesh, por ti herë pas here zgjohesh dhe do të luash, aty s’merremi vesh

Kiara: Unë s’luaj fare me ty të them të drejtën. S’kam loz asnjëherë, thjesht ça kam pas t’i kam thënë. Ti i ke marrë si provokime. Mbaj vendin që të takon, kaq po të them unë. Mos thuaj jo kollovari, jo… se këto gjëra s’ti toleroj as unë, as Luizi

Olta: O Kiara ça halli ke se s’po të kuptoj?

Kiara: Mos fol pra, ç’të duhet ty ku i çon ai rrobat?

Olta: Unë them çfarë të dua o goc!

Kiara: Këto janë muhabete personale

Olta: Muhabete personale përpara kamerave?

Kiara: Personale janë, kur bëhet fjalë për shtëpinë time jashtë personale janë Olta!

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top