Kolegji Zgjedhor rrëzon Lapajn, mandati i mbetet Ana Dajkos

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit i mbetet përfundimisht Ana Dajkos. Kolegji Zgjedhor vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KAS-it të 30 korrikut, duke i dhënë fund betejës së nisur prej javësh për këtë mandat.

Fillimisht, Adriatik Lapaj e kërkoi si fitues me vota preferenciale, ndërsa më pas mbështeti vendimin e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi që mandati t’i jepej kushërirës së tij, Kleana Xhuveli, e katërta në listë. Celibashi njohu të drejtën e dorëheqjes së kandidatëve, mes tyre Xhuveli dhe Zeqir Kordhoni (daja i Endri Shabanit), por vendimi u rrëzua nga KAS, duke ia kaluar mandatin të parës në listë, Ana Dajkos. Sot Kolegji i dha fund përfundimisht këtij ngërçi, duke i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve të 11 majit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top