Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, vendos që logot e partive të jenë në fletën e votimit

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kolaicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që kishte kërkuar që logot e partive të mos vihen krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie.

Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën, duke vendosur që logot e partive dhe/ose të koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit.

Ndërkohë pritet të shqyrtohet kërkesa tjetër e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit.

Trupa gjykuese për këtë çështje është Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho.

Ashtu sikurse pritej, Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, që në fletën e votimit në 14 maj të ishte emri i Ilir Metës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top