“Koha për të hedhur bᴏmbën e madhe”, Musk bën akuzën e rëndë për Trump

Përplasjet që u hapën midis Donald Trump dhe Elon Musk mori një dimension tjetër teksa miliarderi dhe ish-miku më i mirë i presidentit shkroi në rrjetet sociale për të informuar se Presidenti është në listën e njerëzve që morën pjesë në festat e Jeffrey Epstein, një biznesmen që tashmë ka vdekur dhe që ishte i përfshirë në një rrjet prostitucioni dhe abuzimi seksual me të mitur.

“Është koha për të hedhur një bombë vërtet të madhe: Donald Trump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë publike”, tha Musk në rrjetin social X.

Më pas Musk postoi edhe një video të vjetër të Trump në një festë së bashku me Epstein.

Epstein u akuzua për abuzim seksual me dhjetëra vajza nën moshën 18-vjeçare. Ai vrau veten në burg pas ngritjes së akuzave.

Një reagim i tillë i Musk tani, ishte një përgjigje ndaj kritikave të Trump që sipas tij, Musk kishte shprehur kundërshtim ndaj projektligjit për shkak të propozimeve që preknin kreditë tatimore për automjetet elektrike, një çështje që prek drejtpërdrejt kompaninë Tesla, të cilën Musk e drejton.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top