Kodi i ri Penal/ Rakipi: Të depenalizohet ushtrimi i profesionit të prostitucionit

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar se ushtrimi i profesionit të prostitucionit duhet të mos dënohet. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar se kodi penal francez apo italian nuk e dënojnë këtë profesion.

“Projekti synon depenalizimin. Nuk e di kur do te ndodhë sepse lidhet me masat e ligjeve të tjera. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni. Për fat të keq duhet të përdor termin profesion. Kodi penal dhe kodi francez nuk e dënon ushtrimin e profesionit. Propozimi ynë nuk është për shkaqe ngjashmërie me çfarë ndodh në Evropë sepse kjo për mua nuk do të mjaftonte, do të ishte shprehje e plagjiaturës.

Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme. Këtu jemi bazuar për të bërë propozimin tonë” deklaroi Rakipi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top