Koçan/ Zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve

Paraditen e sotme po zhvillohen seancat për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve në rastin e zjarrit në diskotekën e Koçanit në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi është bërë nga Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut. Për rastin deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa për 11 Prokuroria ka nisur procedurën hetimore.

Për 8 prej tyre tashmë është bërë propozim për ndalim afatshkurtër, ndërsa 3 të tjerët janë ende të shtruar në shtruar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në zjarri në diskotekë kanë humbur jetën 59 të rinj, ndërsa mbi 140 persona janë në përkujdesje mjekësore.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top