Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter, Steven Zhang u shkruan tifozëve. Numri 1 i klubit pranon vështirësitë në rifinancimin e borxhit dhe në të njëjtën kohë mundohet t’i qetësojë të gjithë për të ardhmen e zikaltërve. “Ndërsa i afrohemi fundit të këtij sezoni fantastik, dua t’i përgjigjem spekulimeve për stabilitetin financiar të klubit tonë – thuhet në një fragment të njoftimit për shtyp.
“Gjatë muajve që çuan në datën e skadimit të strukturës së financimit me Oaktree, ne kemi bërë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje miqësore me partnerin tonë. Përfshirë këtu edhe ofrimin e mundësive të shumta për Oaktree për të marrë kthim të plotë dhe të menjëhershëm financiar. Fatkeqësisht, përpjekjet tona deri më tani janë asgjesuar nga kërcënimet ligjore dhe nga mungesa e një përfshirjeje të konsiderueshme nga ana e Oaktree. E gjithë kjo ka qenë shumë zhgënjyese, por kjo sjellje tani po krijon një situatë të rrezikshme për klubin, që mund të rrezikojë seriozisht stabilitetin e Inter”.
“Në emër të Inter dhe si President – vazhdoi letra e Zhang -, dua të siguroj qindra miliona tifozë në mbarë botën që ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur ngjyrat tona, vlerat tona themeluese dhe stabilitetin tonë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë për një zgjidhje paqësore me Oaktree dhe të vazhdojmë historinë tonë të sukseseve për Interin tonë të dashur”. Megjithatë, qëndrimi i Oaktree është i qartë dhe nuk do të ketë përgjigje për këto fjalë, falë qartësisë së kontratës e cila nuk kanë kërcënimin ligjor.
OAKTREE NUK DO T’I PËRGJIGJET KOMUNIKATËS
Pas deklaratës së Steven Zhang, nuk do të ketë asnjë përgjigje nga Oaktree për akuzat e presidentit zikaltër. Kontrata – siç raportohet nga Gianluca Di Marzio – është e qartë dhe kushtet janë të njohura prej tre vjetësh. Kështu që data në kalendar nuk është një kërcënim ligjor. Nëse Zhang nuk e mbyll huazimin deri më 21 maj, klubi do të kalojë te Oaktree. E cila, sipas asaj që raporton Il Sole 24 ore, tashmë ka gati një blerës.
MAROTTA: “DITË E TMERRSHME”
“Sot është një ditë e tmerrshme mes përgatitjes së ndeshjes së nesërme dhe asaj që po përjetojmë financiarisht”. Kështu, CEO i Inter, Beppe Marotta, duke folur nga distanca në Moby Dick Festival në Rivierën e Noli, në provincën e Savonës, siç raportohet nga IVG.it.