Klosi rikthehet në Tiranë, Balluku do drejtojë fushatën edhe për Matin

Me rënien e Erion Veliajt, Belinda Balluku vijon të forcojë pozitat si numri dy i pushtetit të Edi Ramës. Vec fushatës në Tiranë ajo do të drejtojë edhe fushatën në Dibër, ku ka qenë më parë drejtuese politike.

Sic mëson Lapsi.al nga burime brenda takimit, Rama e ka rikthyer Blendi Klosin për fushatë në Tiranë kurse fushatën në Bashkinë Mat, do ta drejtojë po Belinda Balluku.

Kujtojmë që Mati s’ka kryetar pasi Agron Malaj u zgjodh deputet. Përqëndrimi i të gjitha energjive të PS-së në Tiranë, ka vetëm një synim: Edi Rama kërkon një fitore sa më të thellë për të “ poshtëruar” Erion Veliajn edhe prapa hekurave, për të treguar që ai edhe me një kandidat tjetër arrin të fitojë më shumë vota në Tiranë sesa kur kishte Erion Veliajn.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top