Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Bournemouth trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë detaje mbi gjendjen fizike të Thiago Alcantara, Luis Diaz dhe Joe Gomez, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se treshja nuk do të jetë e disponueshme kundër Bournemouth, por që javëve në vijim pritet të fillojnë stërvitjet.
”Të tre nuk janë në dispozicion për këtë fundjavë. Me faza të ndryshme, do të thosha. Joe mund të jetë në gjendje të stërvitet në fillim të javës, Luis shpresoj gjatë javës së ardhshme. Pas ndeshjeve të kombëtareve, atëherë padyshim që të dy mund të luajnë,” tha Klopp.
Për mesfushorin spanjoll, Thiago Alcantara, tekniku gjerman nuk parashikoi ndonjë datë se kur mund të rikthehet.
”Thiago do ta shohim. Asnjëri prej tyre nuk është stërvitur ende me ekipin dhe më pas do të shohim se si do të rrjedhin gjërat në dy javët e ardhshme dhe do të dimë më shumë. Përveç kësaj, nga ndeshja e fundit nuk ka asgjë të re për të cilën kam dëgjuar,” tha ai.
Liverpool përveç se nuk ka treguar formë të mirë këtë sezon, ka pasur probleme të shumta edhe me lëndime. Kjo është parë edhe si një nga arsyet kryesore pse ‘The Reds’ kanë dështuar të arrijnë rezultate pozitive.
Ndeshja kundër Bournemouth do të luhet nesër me fillim nga ora 13:30 në stadiumin ‘Vitality Stadium’.