Klopp përflitet si trajner i ardhshëm i klubit të njohur europian

Legjenda e Liverpoolit, Jurgen Klopp, mund të rikthehet në pankinë dhe lajmet e fundit sugjerojnë se një nga destinacionet e mundshme do ta vendosë atë përballë ish-klubit të tij.

 


Klopp la Anfield në fund të sezonit 2023-24, duke u larguar nga futbolli aktiv dhe duke marrë detyrën si Global Head of Soccer në grupin e Red Bull, ku mbikëqyr klubet RB Leipzig, Red Bull Salzburg, New York Red Bulls dhe projektet e tjera të futbollit të kompanisë.

 

Megjithatë, ekspertiza e tij strategjike dhe suksesi në Liverpool e bëjnë ish-menaxherin e Mainz dhe Borussia Dortmund një kandidatë shumë të kërkuar për klube të mëdha që kërkojnë lidership të nivelit të lartë.

 

Sipas raportimeve të fundit, Benfica e Portugalisë mund të jetë klubi i radhës që do të provojë të bindë Klopp të marrë drejtimin e tyre. Kandidati për president të klubit, Cristovao Carvalho, ka deklaruar qartë në fushatë se planifikon të marrë një trajner të klasit botëror për të pasuar Bruno Lage, dhe emri i vetëm që i vjen ndërmend është Jurgen Klopp.

“Bruno Lage nuk do të qëndrojë pas përfundimit të kontratës së tij. Kam nevojë për një trajner të nivelit më të lartë, që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe që dëshiron ta fitojë përsëri me Benfica. Emri është vetëm një: Jurgen Klopp,” tha Carvalho për SIC Noticias.

Gjithashtu, Carvalho përmendi se Klopp vetë kishte pohuar më parë se Benfica është një klub i madh dhe se një ditë do të dëshironte ta drejtonte. Kjo e vendos ish-menaxherin e Liverpool në një pozicion shumë tërheqës për presidentin e ardhshëm të klubit Lisbonës.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top