Klopp flet për Real Madridin më në fund, përgjigjja është befasuese

Xabi Alonso dështoi në Real Madrid, edhe pse fitoi mjaft shumë ndeshje. Tash, klubi madrilen i ka hedhur sytë drejt trajnerëve elitarë, përfshirë gjermanin Jurgen Klopp, përcjell Gazeta Metro.

Alvaro Arbeoloa po shihet si një zgjedhje e përkohshme pasi në fund të këtij sezoni, Reali pritet të ulë në stol një trajner të ri.

Prej kohësh flitet se në Madrid mund të zbarkojë Jurgen Klopp, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez, por tekniku gjerman e hodh poshtë një opsion të tillë, të paktën jo për momentin.

“Ndodhem në një fazë të jetës ku ndihem i kompletuar me veten, ekzaktësisht në vendin që doja të isha. Nuk dua të jem në asnjë vend tjetër. Real Madrid? Në këto momente mund të them Jo, edhe pse asnjë herë nuk duhet të thuash Jo. Nuk besoj se mund të ndryshoj ide, por në jetë asgjë nuk është e sigurt”, u shpreh Klopp.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top