Kledi Hysa zbulon detaje nga njohja me Evi Reçi

Kledi Hysa ka folur së fundmi për lidhjen me artisten Evi Reci.

Në një intervistë në “Natën me Aulonën”, ish-banori i “BBV” ka zbuluar më shumë detaje rreth njohjes së tyre.

“Sapo kisha dalë nga Big Brother-i dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkimi për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt ndryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha ardhur në Shqipëri.

Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurinë dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë muzika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte pamja e parë. Deri sot Evi ka gjithmonë diçka për të dhënë”, u shpreh Kledi .

Ndërkohë pak kohë më parë dyshja në një intervistë për “Revistën Who” u ndalën dhe tek sfidat që kanë hasur në raportin e tyre. “Kur njohja të merrte një formë, kjo ishte pjesa që na shqetësonte më shumë. Ende nuk e dinim ku ishim. Jeta e Kledit kishte ndryshuar në mënyrë radikale pas “BBV”. Kishte ende vëmendjen e publikut, njerëzit e donin shumë.Nga ana tjetër, unë prej kohësh jam pjesë e medias, jam natyrë e përmbajtur në çdo sferë, sidomos në atë personale, kjo natyrisht ngjallte më tepër kuriozitet”, tregoi artistja.

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top