Klauzola që fik Manchester City: Real gati të përfitojë për Haaland, por i pari është Bellingham

Real Madrid planifikon një merkato të madhe transferimesh. Sipas raportimeve nga As dhe Marca, në fakt, Blancos po përgatisin terrenin për dy goditje monstruoze: Haaland dhe Bellingham. Për norvegjezin është një operacion që do të përfundojë në verën e vitit 2024. Vetëm atëherë në kontratën e sulmuesit me Manchester City do të aktivizohet një klauzolë lirimi prej 200-240 milionë euro. E ajo do të vlejë vetëm për skuadrat jashtë Anglisë. Çështje ndryshe për mesfushorin e Borussia Dortmund, për të cilin klubi spanjoll ka nisur tashmë kontaktet konkrete. Goditjen përfundimtare Real Madrid do ta bëjë në afatin kalimtar të ardhshëm. Për anglezin Blancos do të vënë në tavolinë një ofertë prej 100 milionë, plus 40 bonuse.

KLAUZOLA ‘TRADHËTARE’
Në pritje për të kuptuar të ardhmen e Benzema, Real tenton të “rezervojë” Erling Haaland. E për ta bërë këtë, sipas asaj që filtron nga Spanja, Florentino Perez është gati të përfitojë nga një klauzolë. Falë përfshirjes së saj, ai mund t’i rrëmbejë sulmuesin anglezëve të Manchester City. Flitet për një shpenzim rreth 200-240 milionë euro, vetëm për të sjellë lojtarin në Spanjë. Kësaj shifre i duhet shtuar sigurisht një pagesë monstruoze për shokun e ardhshëm të skuadrës të Vinicius Jr, Valverde apo Rodrygo. Një plan shumë i shtrenjtë, të cilin Real duket ende i sigurt se mund ta arrijë. Merengues besojnë në emrin e klubit dhe dëshirën e lojtarit për të veshur fanellën Blancos. Haaland do të bëhet edhe lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë (Neymar 222 milionë, Kylian Mbappé 180).

 

BELLINGHAM E BONUSET QË JOSHIN DORTMUND
Haaland nuk është objektivi i vetëm i madh i Blancos në merkato. Prej disa kohësh në fokus të klubit ka qenë edhe Jude Bellingham. E në këtë rast do të ishte një operacion që do të përfundonte në dritaren e ardhshme verore. Sipas asaj që zbulojnë mediat iberike, prej muajsh emisarët e Florentino Perez kanë nisur një kontakt të ngushtë me stafin e lojtarit. Idea është të bindet lojtari, për të paraprirë konkurrencën e madhe dhe më pas të ulen në tryezën e bisedimeve me Borussia. Në janar pati zëra për një ofertë prej rreth 100 milionë për mesfushorin anglez. E në qershor Blancos mund të rikthehen në sulm, duke e përmirësuar shifrën në rreth 140 milionë, përfshirë bonuset. Real po përgatit shpenzime të çmendura.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top