Klaus Gjasula me infeksion, Abrashi alert: rishfaqet Broja kuqezi, Sylvinho nis zyrtarisht përgatitjet për Çekinë

Pas Ardian Ismajlit një tjetër element i rëndësishëm i kombëtares mund të tërhiqet para ndeshjes delikate me Çekinë. Klaus Gjasula rrezikon të mos jetë në dispozicion të teknikut Sylvinho. Në këtë pikë, braziliani mund të thërrasë Abrashin, që mbeti jashtë zgjedhjeve për shkak të centimtrave të munguar.

Gjasula vuan nga një infeksion në grykë dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore pranë klubit gjerman sonte. Pritet një përgjigje nga klubi i Darmstad nesër, nëse Klaus Gjasula do t’i bashkohet kuqezinjve në këto ndeshje apo jo. Trajneri Sylvinjo, ndërkohë, ka pasur nën drejtimin e tij thuajse të gjithë skuadrën. Gjatë stërvitjes me grupin është bashkuar edhe Mirlind Daku. I fundit, gjatë mbrëmjes, pritet të mbërrijë edhe sulmuesi Myrto Uzuni.

 

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës. Ndaj Çekisë do të luhet më 12 tetor, takim i vlefshëm për kualifikueset drejt ‘Gjermani 2024’. Pastaj, miqësorja ndaj Bullgarisë më 17 tetor. Programi stërvitor i sotëm ka qenë i kombinuar për shkak se disa prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje me klubet gjatë të dielës dhe kishin nevojë për sa më pak ngarkesa. Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve përveç ushtrimeve fizike ka zhvilluar një ndeshje kontrolli së bashku me lojtarët e Kombëtares U-19, që është e grumbulluar në Tiranë duke u përgatitur për dy miqësoret ndaj Turqisë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top