Klassiker pa fitues, Bayern arrihet nga BVB e rrezikoi humbjen: ndalon dhe Leverkusen

Java e 29-të e Bundesligës nuk i zhduk dyshimet rreth Bayern Mynih, që shfaq një dobësi të madhe në mbrojtje ndaj Borussia Dortmund. Pasi përmbysi golin e Beier (47’) me Guerreiron (65’) dhe Gnabry (69’), skuadra bavareze u barazua 2-2 nga BVB dhe rrezikoi humbjen në fund. Pa fitore para ndeshjes së kthimit kundër Inter dhe pa përfituar nga hapi fals i Leverkusenit (0-0 ndaj Unionit): Xabi Alonso mbetet në -6. Fiton Freiburg, ndërsa Mainz pëson disfatë.

BAYERN MUNICH – BORUSSIA DORTMUND 2-2

Champions League duket ende se rëndon në këmbët e Bayern Mynih, që dështon sërish, këtë herë përballë Dortmund: bavarezët tregohen jashtëzakonisht të brishtë në mbrojtje dhe barazojnë 2-2. Ky “Klassiker” nuk ishte aspak i thjeshtë për Kompanyn: trajneri vendosi të ruajë thuajse të njëjtën formacion që humbi ndaj Interit, me vetëm një ndryshim – Müller në rolin e fantazistit, duke braktisur eksperimentin me Guerreiron.

Rasti i parë i takon Dortmund me Brandt, por më pas zgjohet Bayern në krahun e djathtë. Olise bën vazhdimisht mbulime ofensive, ndërsa Müller luan pothuajse si qendërsulmues, me Kane pak më prapa. Rasti më i mirë lind nga veterani gjerman, ndërsa Stanisic gabon me kokë. Në fundin e pjesës së parë, Kobel shpëton skuadrën e tij dhe Urbig rrezikon me një dalje të çuditshme në një goditje dënimi nga Ryerson – pjesa e parë mbyllet pa gola.

 

Në pjesën e dytë, surpriza vjen nga Dortmund: Beier fillon dhe mbyll aksionin duke kërcyer mbi Kim (i cili zëvendësohet menjëherë) dhe shënon 0-1 në krosimin e Ryersonit (47’). Bayern detyrohet të reagojë dhe fut në lojë Guerreiron dhe Gnabry. Verdhezinjtë humbasin dy raste të arta për të dyfishuar dhe në minutën e 65-të ndëshkohen nga një ish-lojtar i tyre: Müller asiston për Guerreiron që barazon. Vetëm katër minuta më pas, vjen përmbysja – Gnabry kalon gjithë mbrojtjen e BVB-së dhe shënon golin e avantazhit për bavarezët.

Por gëzimi nuk zgjat: një tjetër gafë në mbrojtje i kushton shtrenjtë Bayernit. Urbig bën një pritje të jashtëzakonshme ndaj Guirassy, të markuar keq nga Dier, por topi përfundon te Anton që nuk gabon – 2-2 në minutën e 74-të. Kane rrezikon të shënojë menjëherë pas një pasimi të shkëlqyer nga Müller (më i miri në fushë), ndërsa Bayerni rrezikon sërish, kur Pavlovic është pranë dhënies së një goli të tretë për Dortmund.

Në fundin e ndeshjes futet edhe Coman, por rastet më të rrezikshme i krijon Dortmund: Urbig pret gjuajtjen e Chukwuemeka, ndërsa Groß gabon përballë portierit duke e çuar topin mbi traversë me një parabolë. Në kohën shtesë, Kimmich është pranë golit, Olise humbet një mundësi të artë për të marrë fitoren dhe gjithçka mbyllet 2-2. Bayern nuk përfiton nga ndalesa e Leverkusen, ngjitet në kuotën e 69 pikëve dhe qëndron +6. Dortmund është i teti së bashku me Augsburg, me nga 42 pikë – zona Champions mbetet 6 pikë larg.

BAYER LEVERKUSEN – UNION BERLIN 0-0

Kësaj here Leverkusenit nuk i del në fund, duke mos arritur të fitojë ndaj Union Berlin në “BayArena”, me sfidën që përfundon 0-0. “Aspirinat” nisën me ritëm të lartë, por në minutën e 15-të rrezikuan nga një goditje me kokë e Querfeld pas një këndi. Pas atij momenti, vrulli i skuadrës së Xabi Alonsos u ul disi, edhe pse loja mbeti kryesisht në kontrollin e vendasve. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, Leverkusen dominoi totalisht, duke ushtruar presion të vazhdueshëm. Frimpong tentoi disa herë nga e djathta, por shansi më i madh i takoi Schick në minutën e 94-t, që nuk arriti të shënojë nga fare pranë portës. Me këtë barazim, Bayer shkon në kuotën e 63 pikëve, ndërsa Union Berlin në 34.

BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH – FREIBURG 1-2

Freiburg regjistroi një sukses të çmuar në transfertë përballë Borussia Mönchengladbach, duke fituar 2-1. Ndeshja nisi me tentativa të mysafirëve, por ishte Mönchengladbach që kaloi në avantazh në minutën e 14-të, me një autogol të Gunter pas një aksioni nga Honorat. Gëzimi i vendasve zgjati shumë pak, pasi në minutën e 16-të Osterhage barazoi me asist të Kubler. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në fraksionin e dytë, Freiburg kërkoi me ngulm golin e fitores, ndërsa vendasit mbroheshin mirë. Pikërisht kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, në minutën e 90-të Manzambi realizoi pas një asistimi nga Doan, duke i dhënë tri pikë të arta Freiburgut, që ngjitet në vendin e gjashtë me 45 pikë, një më shumë se Gladbach.

HOFFENHEIM – MAINZ 2-0

Mainz nuk ia del në transfertë, teksa humbet 2-0 ndaj Hoffenheim. Që në minutën e katërt, Touré kroson për Kramaric, i cili shënon golin e parë. Mainz kërkoi të reagonte, por në minutën e 32-të u ndëshkua sërish: Touré asiston sërish për Kramaric, i cili kompleton dopietën. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0. Në të dytën, skuadra e Henriksen përpiqet të afrohet te goli, por Hoffenheim mbyllet mirë. Në fund të ndeshjes, Nebel ndëshkohet me të kuq për protesta. Hoffenheim shkon në 30 pikë, ndërsa Mainz mbetet në 46.

BOCHUM – AUGSBURG 1-2

Augsburg del me tri pikë nga transferta kundër Bochum, duke fituar 2-1, edhe pse mbeti me një lojtar më pak. Në minutën e 16-të, Essende zhbllokon ndeshjen me një goditje të saktë pas asistit të Claude-Maurice. Bochum reagon vetëm në fundin e pjesës së parë, por skuadrat shkojnë në pushim me shifrat 0-1. Në pjesën e dytë, Hofmann barazon në minutën e 60-të. Në minutën e 80-të, Maier ndëshkohet me karton të kuq, por edhe pse me dhjetë lojtarë, Augsburg realizon golin e fitores me Komur në minutën e 90-të. Augsburg ngjitet në 42 pikë, ndërsa Bochum mbetet në vendin e parafundit me 20 pikë.

KIEL – ST. PAULI 1-2

Edhe St. Pauli fiton në transfertë, duke mundur Kiel me rezultatin 2-1. Pjesa e parë ishte mjaft argëtuese, me raste të shumta. Kiel kaloi në avantazh në minutën e 21-të me Bernhardsson, por në minutën e 34-t, Sinani barazoi me një goditje me të majtën. Në minutën e 38-të, Remberg goditi traversën për Kiel. Në pjesën e dytë, St. Pauli pati kontrollin dhe arriti të përmbyste gjithçka në minutën e 92-të, me një autogol të Geschwill pas një krosimi të Weisshaupt. St. Pauli ngjitet në 29 pikë, ndërsa Kiel mbetet në vendin e fundit me 18.

Bundesliga Germany

Bayer Leverkusen 0-0 Union Berlin
Borussia M’gladbach 1-2 Freiburg
Hoffenheim 2-0 Mainz 05
Holstein Kiel 1-2 St. Pauli
VfL Bochum 1-2 Augsburg
Bayern Munich 2-2 Borussia Dortmund

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top