Kjo është sasia e duhur e frutave të thata për konsum ditor

Të hash arra çdo ditë i bën mirë organizmit. Shumë studime kanë treguar se arrat, bajamet dhe lajthitë kanë fibra, yndyrna të mira dhe proteina që të bëjnë të ndihesh i ngopur, duke mos lejuar që të hani me tepri.

Gjithashtu, mund të parandalojnë edhe sëmundje të zemrës, gjithmonë nëse hahen në mënyrë të moderuar.

Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, lajthive dhe bajameve do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht. Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor. Por, ne do ju tregojmë me saktësi se sa mund të hani pa problem.

Për shembull, 23 bajame janë në rregull, por 23 arra braziliane janë 4 herë më shumë sesa norma. Por, duke qenë se janë një ushqim i shëndetshëm, njerëzit mendojnë se nuk na bëjnë dëm sado që të hamë.

Mos i hani arrat si të ishin kokoshka. Arrat, bajamet dhe lajthitë shiten në paketime të mëdha, gjë që e bën më të lehtë konsumin e tepërt të tyre. Kur jeni duke parë film ose serial, nuk duhet ngrënë as gjysmë e pakos, e jo më e gjitha. Merrni vetëm një grusht përpara që të mos hani shumë.

Po jua japim me shifra sasinë e duhur për konsum ditor:

49 stika

28 kikirikë

23 bajame

21 lajthi

6 arra

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top