Kina rrit tarifat për SHBA në 125%, i quan politikat e Trump një ‘tallje’

Lufta tregtare mes dy superfuqive botërore, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, me masa gjithnjë e më të ashpra nga të dyja palët. Në qendër të këtij tensioni ekonomik që po trondit tregjet globale, ndodhet një valë e re tarifash që po vendosin pengesa serioze për tregtinë ndërkombëtare. Administrata e Donald Trump ka rritur ndjeshëm presionin ndaj Kinës, ndërsa Pekini nuk ka qëndruar duarkryq, duke zbatuar kundërmasa që synojnë të japin një sinjal të fortë politik dhe ekonomik.

Nga The New York Times:

Kina të premten tha se po rrit tarifat ndaj mallrave amerikane në 125 për qind, nga 84 për qind, duke u kundërpërgjigjur për herë të tretë në luftën tregtare që po përshkallëzohet mes dy superfuqive.

Njoftimi nga Këshilli i Shtetit, kabineti i Kinës, erdhi pasi zyrtarët e administratës Trump sqaruan të enjten se mallrat kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara tashmë përballen me një normë minimale tarife prej 145 për qind.

Kina tha se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi të shtunën.

Dy superfuqitë botërore janë përfshirë në një përplasje të shpejtë të masave të ndërsjella, që ka ngritur gjithnjë e më lart barrierat tregtare gjatë dy javëve të fundit, duke tronditur tregjet globale dhe duke kërcënuar ekonomitë anembanë botës.

Këtë javë, Presidenti Trump u tërhoq nga tarifat e ashtuquajtura reciproke që kishte vendosur ndaj dhjetëra vendeve, por nuk ndaloi rritjen e tarifave ndaj Kinës; përkundrazi, zgjodhi të rrisë taksat e importit në 125 për qind. Kjo lëvizje pasoi vendimin e Pekinit për të taksuar mallrat amerikane me 84 për qind.

Kundërpërgjigjet e vazhdueshme kanë detyruar kompanitë amerikane dhe kineze që varen nga njëra-tjetra të shkurtojnë menjëherë porositë dhe të shpresojnë për një lloj qetësimi.

Lexo më tej: Tarifa të zhurmshme por strategji të heshtur: Si po e minon fshehurazi Kina-Amerikën
Mes konfuzionit, Shtëpia e Bardhë sqaroi të enjten se tarifat mbi importet kineze tani janë vendosur në një minimum prej 145 për qind. Tarifa shtesë të veçanta sipas sektorëve janë vendosur mbi importet e makinave, çelikut dhe aluminit, si dhe mbi mallra të tjera që janë prekur nga tarifat që nga presidenca e parë e zotit Trump.

Të premten, udhëheqësi më i lartë i Kinës, Xi Jinping, foli publikisht për tarifat për herë të parë që kur Uashingtoni dhe Pekini nisën t’i godasin njëri-tjetrit me tarifa gjithnjë e më të larta.

“Nuk ka fitues në një luftë tarifash dhe të shkosh kundër botës do të sjellë vetëm vetëizolim,” tha ai.

Qasja e administratës Trump ndaj Kinës ishte një “lojë me shifra që nuk ka asnjë rëndësi praktike për ekonominë,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë së Kinës në një konferencë për shtyp të premten.

“Është kthyer në një tallje,” shtoi zëdhënësi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top