Kina mund të dërgojë armë në Rusi, Biden takohet sot me Scholz

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet sot me homologun e tij gjerman, Olaf Scholz në Uashington. Temë e bisedës mes dy liderëve raportohet të jenë shqetësimet e ngritura rreth marrëdhënies Kinë-Rusi. Perëndimin aktualisht po analizon mundësinë që Kina mund të furnizojë me armë Rusinë. Nëse kjo do të ndodhte, mund të ndryshonte në mënyrë dramatike edhe trajektorja e luftës.

Kina është partneri më i madh i tregtisë për Gjermaninë. Vendet europiane kryesisht janë treguar më të kujdesshme me gjuhën ndaj Pekinit. Në një fjalim të mbajtur në parlamentin gjerman ditën e djeshme, kancelari Scholz i bëri thirrje Kinës që të përdorte influencën që ka në Moskë për mirë dhe jo t’i dërgonte agresorit armë. Nga ana tjetër, Gjermania dhe SHBA-të kanë punuar ngushtë bashkë që të furnizojnë Ukrainën me ndihmë ushtarake.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top