Kina dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake pranë kufirit polak

Kina dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake të hënën.

Stërvitjet po zhvillohen vetëm disa kilometra larg kufirit me Poloninë, shtet anëtar i NATO-s, raporton “Reuters”.

Manovrat, të koduara me emrin ‘Falcon Assault’, do të zgjasin deri më 19 korrik dhe po zhvillohen në një terren stërvitor pranë qytetit të Brestit, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë. Brest, në jugperëndim të Bjellorusisë, shtrihet në kufirin me Poloninë.

“Trajnimi i përbashkët synon të rrisë aftësitë koordinuese të trupave pjesëmarrëse dhe të thellojë bashkëpunimin praktik midis dy ushtrive”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës.

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes përmes një postimi në Telegram të hënën, ka thënë se numri i forcave të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë po rritet me shpejtësi, gjë që mund të çojë në rritjen e tensioneve në rajon.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top