Kim Kardashian zbulon se ka aneurizëm në tru: Faji është i Kanye

Kim Kardashian ka tronditur fansat me rrëfimin e saj më të fundit në premierën e sezonit të 7-të të serialit “The Kardashians” në Hulu.

Në episodin e transmetuar të enjten, 45-vjeçarja tregoi se gjatë një kontrolli MRI, mjekët zbuluan një aneurizëm të vogël në tru.

Pas lajmit, Kim telefonoi motrën e saj të madhe, Kourtney Kardashian, për t’i treguar çfarë kishte ndodhur. Kourtney reagoi e habitur, duke vendosur dorën mbi zemër dhe duke thënë vetëm: “Wow!”

Por më tronditëse ishin fjalët e Kim-it, e cila shpërtheu në lot dhe fajësoi ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, për gjendjen e saj shëndetësore.

“Doktorët më thanë që aneurizmat mund të shkaktohen nga stresi… dhe e di saktësisht prej kujt vjen ky stres,” u shpreh Kim me lot në sy.

Kim mendon se divorci i saj i vështirë nga Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë – North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6) – mund të ketë ndikuar në shëndetin e saj. Çifti u martua në vitin 2014 dhe u divorcua zyrtarisht në 2022, pas një periudhe të mbushur me akuza publike dhe konflikte për kujdestarinë e fëmijëve.

Prej ndarjes, reperi 48-vjeçar ka qenë shpesh në qendër të mediave për deklaratat e tij kundër Kim-it dhe familjes Kardashian. Në një postim në X, ai i quajti madje “klani Kardashian” që, sipas tij, po e pengojnë të jetë baba me të drejta të plota.

Në të njëjtin episod, Kim rrëfeu se gjatë martesës me West vuante nga ajo që e përshkroi si një formë e “sindromës së Stokholmit”:

“Gjithmonë ndihesha keq për të, doja ta ndihmoja, e mbroja edhe kur më lëndonte,” – tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top