Kim Kardashian shpërthen: “Kisha sindromën e Stokholmit me Kanye-n

Kim Kardashian ka rrëfyer se për vite me radhë është ndier e detyruar të mbrojë dhe të ndihmojë ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, gjatë periudhave të tij të diskutueshme – derisa një nga katër fëmijët e tyre pa vetë sjelljet e tij.

“Kam arritur ta fsheh për kaq shumë kohë,” tregoi ajo në premierën e sezonit të 7-të të reality show-t “The Kardashians”.

“Gjithmonë e kam ndier sikur kisha pak sindromë të Stokholmit – ndihesha keq për të, e mbroja dhe gjithmonë doja ta ndihmoja,” shtoi ajo.

Sipas Cleveland Clinic, sindroma e Stokholmit është një formë lidhjeje traumatike, ku viktima zhvillon ndjenja pozitive ndaj abuzuesit të saj me kalimin e kohës.

Kardashian nuk zbuloi detajet e situatës që i ndryshoi mendimin, por shtoi:
“Kjo ishte hera e parë që nuk e ndjeva më atë përgjegjësi personale.”

Kardashian pranoi gjithashtu se përjeton shpërthime të psoriazës sa herë ndien stres të lartë për të “mbrojtur atë që ka për të mbrojtur”.

Fëmijët e mi janë të përfshirë tani,” tha ajo. “Ata do të rriten, do të shohin, do të kuptojnë. Detyra ime si nënë është t’i mbroj në momentet kur ndodhin sjellje të tilla.”

Megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt ngjarjen që e bëri të ndryshojë qëndrim, Kardashian tha se nuk ka një mekanizëm të mirë për t’u përballur me stresin, por përpiqet të fokusohet vetëm në mirëqenien e fëmijëve.

Ndër të tjera, ajo pranoi se Kanye West “është bërë paksa shumë i qetë kohët e fundit”.
Reperi nuk është parë publikisht që nga gushti dhe nuk ka postuar në rrjete sociale që nga shtatori.

Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe përfunduan zyrtarisht divorcin në vitin 2022.
Reperi është martuar më pas me 
Bianca Censori, po në vitin 2022.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top