Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. kanë nxitur aludimet për romancë.
Dyshja u panë duke ndjekur ceremoninë e Jay-Z para Grammys në West Hollywood të premten mbrëma në të njëjtën kohë.
Kardashian, mbërriti me motrën e saj më të vogël Khloé Kardashian, sipas TMZ, ndërsa Beckham Jr.u shfaq vetëm.
Themeluesja e SKIMS dhe lojtari i Baltimore Ravens patën një moment privat në garazhin e parkimit së bashku, por nuk u konfirmua.
Range Rover-i luksoz i Kim-it u fotografua duke u larguar nga festa rreth orës 1:30 të mëngjesit, por ajo nuk u pa brenda për shkak të xhamave të errët të automjetit.
Ata u përfolën për herë të parë për romancë në shtator të vitit 2023, kur një burim i tha Page Six se ata ishin parë së bashku dhe shpesh në grupe miqsh.
Ata ringjallën spekulimet për lidhje kur ylli i “Kardashians” mori pjesë në festën e ditëlindjes së 31-të të Beckham Jr. në New York City në nëntor 2023.
Ajo gjithashtu festoi me të në festën e 30-vjetorit të tij një vit më parë.
Nëse ata janë duke u takuar, nuk do të ishte lojtari i parë i NFL-së me të cilin Kim ka patur romancë dashurie
Ajo filloi të shihte yllin e atëhershëm të New Orleans Saints, Reggie Bush në vitin 2007 dhe ai madje u shfaq në shfaqjen e familjes së saj, “Keeping Up with the Kardashians”. Ata u ndanë në vitin 2010.
Kim, u martua më pas me Kanye West në 2014 pasi mirëpriti vajzën e tyre, North West, në qershor 2013.
Kim dhe reperi u divorcuan në vitin 2022 dhe ajo vazhdoi me komedianin Pete Davidson.
Ndërkohë, Beckham Jr. thuhet se u nda nga e dashura e tij dhe nëna e fëmijës së tyre, modelja Lauren Wood, në fillim të vitit 2023.