Kim Kardashian paditet nga firma e mobilerisë

Kim Kardashian po përballet me një padi , pasi një firmë e mobilerisë e ka akuzuar për reklamimin e produkteve jo autentike në profilin e saj zyrtar të YouTube.

Akuzat janë ngritur pas në një video Kardashian reklamonte tavolina dhe karrige që pretendohet se janë të kompanisë së ‘Donald Judd’.

Firma e ‘Donald Judd’ është shprehur se produktet e paraqitura në atë video janë kopje që dëmtojnë reputacionin e tyre, pasi nuk janë të autentikuara si origjinale nga kompania. Ata po padisin për shkelje të markës tregtare, të drejtës së autorit, konkurrencë të pandershme dhe reklama të rreme.
Sipas padisë së firmës, konsumatorët janë mashtruar duke u bërë të besojnë se mobileria e prezantuar nga Kardashian ishte autentike nga koleksioni i ‘Donald Judd’ dhe firmës i kërkohen të gjitha fitimet që Kim ka përfituar nga kjo video.

Në mbrojtjen e saj, firma “Clements Design”, e cila prodhoi mobiljet ku u bë reklama, ka theksuar se Fondacioni i Donald Judd nuk pati bërë asnjë ankesë në momentin e prodhimit të videove dhe se padia ka ardhur në mënyrë të papritur pas një viti të shfaqjes së videos.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top