Kim Kardashian i tregon gati të gjitha me një veshje transparente

Një ditë para publikimit të shumëpritur të koleksionit të saj të parë “NikeSkims”, Kim Kardashian ishte në New York për të promovuar bashkëpunimin e saj me Nike.

Më 24 shtator, themeluesi i markës “Skims” mori pjesë në një event për të promovuar koleksionin NikeSkims, i cili u mbajt në “Four Twenty Five” në Manhattan.

Kardashian vodhi vëmendjen me një kostum të tejdukshëm gri nga koleksioni i ri, duke treguar format e saj të famshme.

Poshtë pëlhurës së tejdukshme, të brendshmet e saj ishin të dukshme, ndërsa pamja kompletohej me një vijë të bardhë anash, taka gri me majë të theksuar dhe një shall në kokë — një pamje që kombinonte një estetikë sportive me feminilitet të guximshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top