Kim Kardashian flet për bashkëprindërimin me Kanye: E vështirë

Kim Kardashian zbuloi në episodin e fundit të podcast-it të njohur Call Her Daddy, se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, nuk ka kontaktuar fëmijët e tyre prej disa muajsh.

Në një bisedë me moderatoren Alex Cooper, Kim u pyet për herën e fundit që reperi i njohur ka parë katër fëmijët që ndanë bashkë: North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6).

“Kurdo që ai i telefonon dhe pyet për ta. Por besoj se kanë kaluar disa muaj që nuk kemi dëgjuar prej tij,” u përgjigj Kardashian.

Ajo theksoi se e gjithë barra e rritjes së fëmijëve bie mbi të, ndërsa e përshkroi bashkëprindërimin me West si “të vështirë”.

“I rris fëmijët me kohë të plotë,” tha ajo. “Dhe, ndonëse është e vështirë, ne e menaxhojmë mirë. Ata gjithmonë e kanë ditur që babai i tyre është në turne dhe shpesh jeton në vende të tjera.”

Kim tha se ndonëse Kanye ka qenë më pak i pranishëm, ajo kurrë nuk ka ndaluar që ai të shohë fëmijët. Madje, ka organizuar udhëtime për t’i çuar ata në vende si Arabia Saudite, Italia apo Japonia, sa herë që ai e ka kërkuar.

“Çdo herë që ai ka kërkuar, unë gjithmonë i kam lejuar të shohin babanë e tyre. Kjo jam unë,” u shpreh ajo.

Megjithatë, Kim sqaroi se nëse Kanye po kalon periudha të vështira emocionale, ai nuk është i interesuar të jetë pranë fëmijëve. “Kur ai nuk është mirë, zakonisht nuk dëshiron t’i takojë. Dhe gjithmonë ka funksionuar kështu,” tha sipërmarrësja.

E pyetur pse nuk i kundërpërgjigjet kurrë akuzave publike që e paraqesin sikur po e pengon West të shohë fëmijët, Kim u përgjigj se nuk është tipi që “lufton online”.

“Unë kurrë nuk do të them asgjë negative për të. Gjërat janë tashmë ‘atje jashtë’. Fëmijët e mi nuk kanë nevojë t’i dëgjojnë ato edhe nga unë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top