Kim K: Pas divorcit nga Kanye kam fituar kontroll mbi jetën time

Kim Kardashian është ndjerë më e fuqishme dhe më me vetëbesim se kurrë, vite pas ndarjes nga Kanye West.

Në një intervistë për Vogue France, Kim u shpreh se vetëbesimi i saj i vërtetë nisi të formohej vetëm pas të 40-ave — pak kohë pasi kishte nisur procesin e divorcit nga reperi.

“Vetëm këto tre apo katër vitet e fundit kam fituar këtë vetëbesim,” tha Kim. “Më parë, duhej gjithmonë të konsultohesha me dikë tjetër për çdo vendim që merrja. Është çmenduri të varet kaq shumë nga mendimi i të tjerëve.”

Megjithëse nuk e përmendi me emër Kanye-n, komentet e saj u konsideruan si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortit, i cili gjatë martesës së tyre shpesh ndikonte fort në stilin e saj.

Kim kujtoi gjithashtu se fillimi i bashkëpunimit me stilistin e njohur Demna nga Balenciaga ishte një pikë kthese. “Ai nuk i jep rëndësi mendimeve të njerëzve. Kështu që mësova të bëj të njëjtën gjë.”

Gjatë martesës me Kanye-n, Kim tregonte publikisht se ai i kishte ndikuar shumë në mënyrën e të veshurit — deri në pikën që i kishte hedhur poshtë qindra palë këpucë nga garderoba e saj. Në një rast, ajo kishte rrëfyer se kishte qarë, ndërsa ai i kishte “pastruar” të gjithë dollapin, për t’ia zëvendësuar më pas me stilin që ai aprovonte.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top