Kim K në një romancë dashurie me futbollistin

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr janë në një lidhje, tha një burim për PEOPLE.

Burime të shumta shtuan gjithashtu se 30-vjeçari profesionist i NFL dhe e dashura e tij modele për një kohë të gjatë Lauren Wood janë ndarë edhe zyrtarisht. (Beckham dhe Wood kanë një djalë, Zydn, të cilin e mirëpritën së bashku në shkurt 2022, ndërsa Kardashian, 42 vjeç, ka katër fëmijë me ish Kanye West.)

Nuk është hera e parë që Kardashian përflitet për një romancë me një futbollist. Në vitin 2007, ajo filloi të takohej me Reggie Bush. Lidhja e tyre u zhvillua para kamerave në sezonin e parë të Keeping Up with the Kardashians. Por dyshja i dha fund lidhjes në vitin 2010 për shkak të angazhimeve profesionale.

Në vitin 2010, Bush reflektoi për lidhjen me Kardashian, duke i thënë Rachael Ray në talk show-n e saj se vëmendja e medias ishte e ashpër ndaj tij. “Unë luaj futboll dhe shumica e futbollistëve janë të trembur nga kamerat,” tha ai në atë kohë. Reggie shtoi se megjithëse nuk i pëlqen kamerat, “e bëj sepse është e rëndësishme për Kim”.

Kohët e fundit, Kim ishte e martuar me Westnga viti 2014 deri në 2021 (ish-të finalizuan divorcin e tyre në nëntor 2022), dhe ajo u takua me Pete Davidson për nëntë muaj vitin e kaluar përpara se t’i jepnin fund marrëdhënies.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top