Avokati i tyre, Alex Spiro, sulmoi pretendimet e këngëtarit të “One Wish”, duke e quajtur padinë “të pavlefshme” dhe një përpjekje të dëshpëruar.
“Pasi e kuptoi që po humb rastin, ky shpërthim i çorganizuar nuk tremb askënd,” tha Spiro për Page Six. “Ray J do ta humbasë edhe këtë padi qesharake.”
Në dokumentet e reja të gjykatës, Ray J, 44 vjeç, e përsërit pretendimin se Kim dhe Kris kanë gënjyer për dy dekada mbi mënyrën se si u publikua kaseta e famshme e vitit 2007. Ai pretendon se videoja u filmua me pëlqim në vitin 2003, kur ata ishin në një marrëdhënie, dhe se ishte vetë familja Kardashian-Jenner që orkestroi publikimin e saj. Ai shton se tani nëna e Kim-it, Kris Jenner, dhe vetë Kim janë “të tërbuara” që ai nuk pranon më të “luajë sipas historisë së tyre të trilluar”.
Ray J pretendon gjithashtu se padia e Kim dhe Kris për shpifje — e ngritur në tetor — ka si qëllim “famën, fuqinë dhe ndëshkimin”, jo drejtësinë.
Por në kundërpadinë e tyre, Kardashianët deklaruan se pretendimet e Ray J se ai po “bashkëpunon me FBI për të ngritur një çështje RICO kundër tyre” janë plotësisht të rreme.
“Nuk ekziston asnjë hetim federal. Asnjë agjenci ligj-zbatuese nuk ka nisur procedura kundër zonjës Kardashian apo zonjës Jenner,” thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë. Ata e akuzojnë Ray J se nuk ka mundur të pranojë fundin e lidhjes së tyre 20 vite më parë dhe se po përpiqet të përdorë famën e tyre për përfitime personale.
Pak javë më parë, Ray J u bë viral pasi gjatë një transmetimi live deklaroi: “RICO që po përgatis për Kris dhe Kim do të jetë çmenduri. Kush është i afërt me Kim, ta paralajmërojë. Feds po vijnë.” Ai madje shtoi: “Është më keq se Diddy.”