Kim Jong Un shkarkon shefin e ushtrisë dhe bën thirrje për ‘ngritje në luftë’

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë në mes të një ndryshimi të udhëheqjes ushtarake të vendit dhe dëshiron që ushtria e tij të “ngrihet për luftë” kundër Koresë Jugore.

Konflikti, i cili ka ndarë në dysh Gadishullin Korean, ka përfunduar më 1953, me një armëpushim dhe jo traktat për paqe. Të dyja shtetet kanë qenë teknikisht në luftë prej atëherë, dhe shpesh janë përfshirë në situata tensionuese.

Gjenerali Pak Su Il u shkarkua si shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe në vend të tij u emërua zëvendës marshali Ri Yong Gil. Gjithashtu të tjerë “oficerë komandues” u shkarkuan, u transferuan ose u emëruan gjatë një takimi të Komisionit Qendror Ushtarak.

Koreja e Veriut rinovon rregullisht udhëheqjen e saj ushtarake. Disa udhëheqës ushtarakë më vonë rishfaqen në pozicione të ndryshme, ndërsa të tjerë zhduken nga opinioni publik.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top