Kim Jong Un mbërrin në Rusi, SHBA e paralajmëron të mos shesi armë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi për atë që Kremlini tha se do të ishte një diskutim gjithëpërfshirës me presidentin Vladimir Putin mes paralajmërimeve nga Uashingtoni se nuk duhet të bien dakord për një marrëveshje armësh.

Kim u nis nga Pheniani për në Rusi të dielën me trenin e tij privat, njoftoi media shtetërore e vendit të martën, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të industrisë së armëve dhe ushtarake dhe ministrit të jashtëm.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi duke cituar një zyrtar rus, se një tren që transportonte Kim kishte mbërritur në stacionin Khasan, porta kryesore hekurudhore në Lindjen e Largët të Rusisë nga Koreja e Veriut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut tha se beson se Kim ka hyrë në Rusi herët të martën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, zbuloi disa detaje: “Do të jetë një vizitë e plotë. Do të ketë negociata mes dy delegacioneve dhe pas kësaj, nëse është e nevojshme, liderët do të vazhdojnë komunikimin e tyre në formatin kokë më kokë.”

Zyrtarët amerikanë, të cilët fillimisht thanë se vizita ishte e afërt, pohuan se bisedimet e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparonin në mënyrë aktive dhe se Kim dhe Putin ka të ngjarë të diskutojnë për t’i siguruar Rusisë armë për luftën në Ukrainë. Pheniani dhe Moska kanë mohuar që Koreja e Veriut do të furnizonte me armë Rusinë, e cila ka shpenzuar rezerva të mëdha armësh në më shumë se 18 muaj luftë.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë shprehur shqetësim për shenjat e fundit të bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

 

E pazakontë në Greqi/ Tufa e deleve konsumon 100 kg kanabis

BE: Asociacioni të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte

Blinken: Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Steinmeier: Zgjidhje evropiane për problemet e migracionit

Franca “nuk do t’i mirëpresë migrantët” nga Lampeduza

Stefanos Kasselakis, surpriza e zgjedhjeve për lidershipin e Syrizas

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top